Gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste në pallatin e Kongreseve u pa edhe ish- kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
I përfolur kohët e fundit pasi u shpall non- grata nga Amerika dhe në përgjimet për blerjen e votave, Dako duket se ka qenë në hije.
Por me shfaqjen e tij në publik sot, reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qenieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit.
Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”, shkruan ai./Express