Daka u shkarkua se u lejua votimi me letërnjoftim të skaduar, kërkesë e Sami Kurteshit, që ajo e kishte kundërshtuar - Gazeta Express
string(123) "daka-u-shkarkua-sepse-kqz-lejoi-te-votohet-me-leternjoftim-te-skaduar-kerkese-e-sami-kurteshit-qe-ajo-e-kishte-kundershtuar"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 17:33

Daka u shkarkua se u lejua votimi me letërnjoftim të skaduar, kërkesë e Sami Kurteshit, që ajo e kishte kundërshtuar

Lajme

Gazeta Express

14/06/2021 17:33

Në vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ’së, një nga arsyet ceket edhe vendimi i KQZ’së i datës 14 shkurt 2021, për të ua lejuar qytetarëve që të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar. Asaj i ngarkohet kjo përgjegjësi, edhe pse ajo kishte qenë kundër këtij propozimi, të cilin e kishte bërë pikërisht përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, parti me të cilën vetë presidentja aktuale kishte garuar në zgjedhjet e fundit.

KQZ në ditën e zgjedhjeve kishte marrë vendim që t’u lejohet të votojnë edhe ata të cilët kanë letërnjoftim të skaduar. Ky vendim kishte ardhur pas një propozimi të përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Ky propozim ishte kundërshtuar nga kryetarja Daka, por ajo ishte mbivotuar, pasi në KQZ ajo edhe pse kryetare, kishte vetëm një votë, sikurse të gjithë përfaqësuesit e partive tjera politike, ku Vetëvendosje si partia më e madhe, i kishte dy përfaqësues, rrjedhimisht dy vota.

Lexo Edhe:

“Së treti, trajtimi i pabarabartë i qytetarëve ndodhi edhe kur u lejua votimi duke përdorur dokumente me afat të skaduar. Kjo për arsye se KQZ-ja nuk mori parasysh se një vendim i tillë nuk mund të aplikohet te të gjithë qytetarët. Përderisa në gjysmë të ditës së zgjedhjeve qytetarët u lejuan të votojnë me dokumente me afat të skaduar, qytetarëve të cilët kanë votuar me postë i është dashur të përdorin dokumente valide. Ky veprim përveç se është në kundërshtim me parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ngre dyshime të bazuara në integritetin e KQZ’së”, thotë një pjesë e vendimit të presidentes Osmani, me të cilin u shkarkua kryetarja Daka.

Por, a ishte zonja Daka përgjegjëse për këtë vendim të KQZ’së? Në fakt ajo e kishte kundërshtuar këtë vendim të KQZ’së të propozuar nga përfaqësuesi i VV’së Sami Kurteshi.

“Nga informatat e pranura, numër i konsiderushëm i qytetarëve nuk lejohet të votojnë në vendvotime të ndryshme për shkak të letërnjoftimeve me afat të skaduar. Edhe pse ata gjenden në listat e votimit në ato Vendvotime. Duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë e krijuara nga rrethanat e jashtëzakonshme sidomos gjatë vitit 2020 dhe pamundësinë e nxjerrjes së letërnjoftimeve për shkak të mungesës së materialit shpenzues, për të cilin qytetarët janë informuar në mënyrë zyrtare nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme, kërkojmë që KQZ të marrë vendim të menjëhershëm për lejimin e qytetarëve të cilët gjenden në listat e votuesve në Kosovë që të votojnë me letërnjoftimin me afat të skaduar. Letërnjoftimet me afat të skaduar, janë dokumente të vlefshme identifikimi deri në momentin e tërheqjes apo anulimit të tyre nga organi kompetent MPB, të cilat përmbajnë të gjitha të dhënat e domosdoshme për identifikim të votuesve sipas ligjit”, thuhet në propozimin e Kurteshit, të cilin e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net.

Dokumentet që dëshmojnë komunikimin e këtij propozimi të Kurteshit, tregojnë se ish’kryetarja Daka, shumë qartë ishte shprehur kundër, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin.


“Meqenëse ky propozim është në kundërshtim me ligjin për zgjedhje të përgjithshme respektivisht të nenit 90, unë nuk e mbështes këtë propozim”, i ishte përgjigjur Valdete Daka, propozimit të përfaqësuesit të VV’së në KQZ, Sami Kurteshi. /Reporteri.net