Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të paprecedenta dhe të rrezikshme - Gazeta Express
string(90) "daka-familja-ime-eshte-e-shqetesuar-kercenimet-ndaj-meje-te-paprecedenta-dhe-te-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 12:20

Daka: Familja ime është e shqetësuar, kërcënimet ndaj meje të paprecedenta dhe të rrezikshme

Lajme

Gazeta Express

21/01/2021 12:20

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka në konferencë, raporton Express.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se kërcënimet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat i kanë shqetësuar familjen.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedente dhe të rrezikshme”, ka shtuar Daka.

Kjo konferncë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojne eliminim politik”, ka thënë Konjufca ne Rtv Dukagjini.

Daka tutje ka deklaruar se çdokush që ka ankesa mund t’iu drejohet organeve kompetente./Express/