Daimler paditet për mashtrim, mund të dënohet me 900 milionë euro - Gazeta Express
string(64) "daimler-paditet-per-mashtrim-mund-te-denohet-me-900-milione-euro"

Gazeta Express

07/01/2020 10:32

Daimler paditet për mashtrim, mund të dënohet me 900 milionë euro

Gazeta Express

07/01/2020 10:32

Investitorët e kanë paditur prodhuesin gjerman të automjeteve, Daimler, në një gjykatë rajonale në Stuttgart, duke e akuzuar këtë kompani për fshehjen e përdorimit të softuerit mashtrues për lirimin e gazrave.

Padia u dorëzua në emër të investitorëve institucionalë, të cilët e akuzojnë kompaninë “Daimler” për mosinformim të investitorëve për rrezikun dhe koston e përdorimit të pajisjeve të këtilla, që paraqesin shkelje të ligjit të tregut kapital.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesit e kompanisë “Daimler” thanë se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë padi, duke shtuar se besojnë që një akuzë e tillë është e pabazë. “Ne do ta mbrojmë veten kundër akuzave me të gjitha mjetet ligjore”, tha një zëdhënëse e kësaj kompanie.

Përmes kësaj padie, investitorët kanë kërkuar dëmshpërblim prej 896 milionë eurosh.

Prokurori Andreas Tilp tha: “Kjo nënkupton që ankuesit kanë blerë aksione në Daimler me çmime shumë të larta dhe ne besojmë që kjo kompani është përgjegjëse për t’i kompensuar dëmet”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.