Daçiq reagon pas bisedës me Vuçiqin: Rrenë e madhe, s'e kemi ndalë fushatën kundër Kosovës - Gazeta Express
string(87) "daciq-reagon-pas-bisedes-me-vuciqin-rrene-e-madhe-se-kemi-ndale-fushaten-kunder-kosoves"

Daçiq reagon pas bisedës me Vuçiqin: Rrenë e madhe, s’e kemi ndalë fushatën kundër Kosovës

Gazeta Express

04/06/2020 16:19

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka ndalur kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe në një përgjigje të shkruar për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Serbia s’ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë derisa dikush tjetër nuk e dalë kampanjën për të rritur numrin e njohjeve të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Serbia se ka ndalur kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës, dhe nuk ka ndërmend ta ndalojë nëse dikush tjetër nuk e ndalon kampanjën për njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq pas raportimit të REL të thirrur në burime brenda BE’së se Serbia ka ndalur fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Një deklaratë të tillë Daçiq e ka bërë pas një bisede që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “është një gënjeshtër e madhe”.

“Serbia edhe publikisht ka thënë se e ndalon kampanjën kundër pavarësisë së Kosovë vetëm nëse të tjerët ndalojnë kampanjën për rritjen e njohjeve për Kosovën dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Derisa nuk bëhet një gjë e tillë, Serbia nuk do të ndalojë kampanjën për çnjohje. Kur ata të ndalojnë, ndalojmë edhe ne”, ka thënë Daçiq./Express/