Daçiq kërkon që edhe Josep Borell ta vizitojë rajonin pas Grenellit - Gazeta Express
string(67) "daciq-kerkon-qe-edhe-josep-borell-ta-vizitoje-rajonin-pas-grenellit"

Gazeta Express

25/01/2020 11:54

Daçiq kërkon që edhe Josep Borell ta vizitojë rajonin pas Grenellit

Gazeta Express

25/01/2020 11:54

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur rreth vizitës së emisarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, duke e konsideruar si diçka mjaft pozitive.

Siç ka thënë Daçiq duhet një presion më i madh që Kosova ta heq taksën dhe sipas tij një gjë të tillë më mirë se SHBA’ja s’mund ta bëjë askush.

Lexo Edhe:

Daçiq ka thënë se taksa është shndërruar në bllokadë kryesore për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd, ndërkohë njëjtë sikurse Vuçiq ka thënë se nuk mund të barazohen heqja e taksës dhe ndalja e fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera kreu i diplomacisë serbe ka thënë se do të ishte shumë e rëndësishme që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, të vizitojë rajonin./GazetaExpress/