Daçiq do konflikt me Vlora Çitakun: Do ta godisja me saksi lulesh


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:29

Pasuesi i politikës së Sllobodan Millosheviqit, i cili tani mban postin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për përplasjen e tij të fundit me ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, gjatë një seance në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po flitej për Kosovën.

Ai thotë se ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Çitaku duke thënë se ajo po fliste gjëra të pavërteta.

“Unë kam reaguar ndaj një gënjeshtre, siç do të bënte secili njeri i ndershëm”, ka thënë Daçiq, duke folur për reagimin ndaj deklaratës së Çitakut, e cila e kishte quajtur Serbinë shtet kolonizator, shkruan TV Pink, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se derisa po shpaloste fakte për fshatrat e banuara me serbë në Kosovë, Çitaku dhe anglezët e ulur afër saj ishin nervozuar.

“Kur flas për krimet kundër serbëve, ata mërziten”, thotë Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se nëse dikush e godet me gur, nuk duhet pritur që në këmbim të marrë lule.

“Nëse dikush më gjuan me gur, unë nuk mund t’ia kthej me lule, mundem, por bashkë me një saksi”, shprehet ai.

Daçiq pas përfundimit të seancës në Këshillit të Sigurimit, kishte ngritur zërin ndaj ambasadores Çitaku, duke i thënë se “personat afër të cilëve je ulur, janë kolonizuesit tuaj”, duke iu referuar përfaqësuesve të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart