CW sjell teaserin e ri për hibridin e “Arrowverse”


Gazeta Express
27 Nëntor 2019 23:14

Ka mbërritur fragmenti i ri për hibridin e Arrowverse, Crisis on Infinite Earth, i cili do të fillojë të shfaqet brenda dy javësh.

Superheronjtë në fragment e shikojnë të pafuqishëm shkatërrimin e Tokës-73, ndërkohë që mund të dëgjojmë se ky është vetëm një shkatërrim nga shumë që do të pasojnë, shkruan KOHA Ditore. Është e pazakontë ta shohësh Barry Allenin (Grant Gustin) duke i thënë shokut Flash, “Çdo sekondë vdes një Tokë e re!” Me këtë ritëm duket se bëhet fjalë për një shkatërrim shumë më të madh se ai që e bëri Thanos në Infinity War të Marvelit konkurruent.

“Crisis on Infinite Earths” është një crossover (hibrid) pesëpjesësh i cili fillon në Amerikë të dielën, 8 dhjetor, në orën 20:00 me serinë Supergirl, pason Batwoman të hënën më 9 dhjetor në orën 20:00, dhe pas tij shfaqet “The Flash” të martën, më 10 dhjetor, në orën 20:00.

Dy episodet e fundit të crossoverit kthehen pas pauzës dimërore të martën, 14 janar, në orën 20:00, me serinë Arrow, ndërsa finalja e DC’s “Legends of Tomorrow” të martën, 14 janar në orën 21:00.

Në crossover, së bashku me Gustin, do të shohim fytyra të famshme nga seritë e përmendura, ku do ta shohim LaMonica Garrett, Ruby Rose, Stephen Amell dhe Melissa Benoist.

Te fundit


Kthehu lart