Çuditë e Hazbiut vazhdojnë: Do shuajmë epshet e qeflinjve, tregon ku do i gjejnë vajzat që do punojnë në shtëpitë publike - Gazeta Express

Çuditë e Hazbiut vazhdojnë: Do shuajmë epshet e qeflinjve, tregon ku do i gjejnë vajzat që do punojnë në shtëpitë publike

Gazeta Express

15/05/2019 15:11

Hazbi Kasaj , është kandidati më i çuditshëm që do mbetet në historinë e kësaj fushate lokale.

Hazbiu i cili kandidon për bashkinë e Këlcyrës, ka premtuar, që nëse fiton, do të hapë një shtëpi publike.

Sot ai e ka shtjelluar këtë ide në Intv për Flavio Qarrin ku ka treguar edhe se ku do i gjejë vajzat.

‘Fiton edhe shoqëria, edhe bashkia nga ky biznes dhe i shuan epshet atyre që kanë qejf seksin. Të gjithë banorët e Këlcyrës e kanë gratis shërbimin nga ana e bashkisë.

Do i sjellim nga jashtë, filipineze, ruse, sllave, nga të gjitha shtetet e botës do ketë aty’, tha Hazbiu.