Çudirat e Suarezit s’kanë të ndalur: Kërkon penallti pasi portieri preku topin me dorë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 9:58

Luis Suarez e ka bërë një tjetër gjest që i la pa mend shumë njerëz. Këtë herë tepër qesharak dhe të pabesueshëm në Kupën e Amerikës.

Në ndeshjen mes Uruguait dhe Kilit, sulmuesi i Barcelonës pati një mundësi të mirë në pjesën e parë për Uruguain, por goditja e tij nuk e gjeti as rrjetën e portës e as bashkëlojtarët e tij, shkruan Gazeta Express.

Goditja e tij u mbrojt nga portieri kilian, Arias, i cili e dërgoi topin jashtë lojës, për një goditje nga këndi.

Deri këtu, gjithçka shkoi normal.

Por diçka qesharake dhe e çuditshme ndodhi kur Suarez kërkroi penallti kur Arias e mbrojti me dorë goditjen e tij.

Të jemi të qartë: Arias ishte portier i Kilit dhe natyrisht ka të drejt të luajë me dorë në zonën e tij. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart