Çudi, shkalla e lindjeve në ShBA po bie edhe gjatë pandemisë, ka një arsye - Gazeta Express
string(72) "cudi-shkalla-e-lindjeve-ne-shba-po-bie-edhe-gjate-pandemise-ka-nje-arsye"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 8:54

Çudi, shkalla e lindjeve në ShBA po bie edhe gjatë pandemisë, ka një arsye

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 8:54

Pavarësisht faktit që amerikanët kanë qëndruar më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rënie të ndjeshme të lindjeve, ndonëse do të pritej e kundërta.

Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke u pakësuar për gati një dekadë. Në vitin 2019 u regjistruan më së paku lindje në 35 vjetët e fundit, por shifra për vitin e kaluar mund të jetë edhe më e ulët.

Lexo Edhe:

Sipas organizatës “Brookings Institution”, gjatë vitit 2021 priten rreth 300.000 lindje më pak. Ky parashikim vjen në kohën kur tregu i paqëndrueshëm i punës i ka prekur më shumë gratë që punojnë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në kohën e mbylljes së shkollave dhe çerdheve si dhe kufizimeve për tubime publike, miliona gra janë detyruar që të vendosin një lloj baraspeshe mes kujdesit ndaj fëmijëve në njërën anë dhe punës e përgjegjësive tjera në anën tjetër.

Sipas sondazheve, shumë çifte kanë vendosur që ta shtyjnë shtatzëninë, të kenë më pak marrëdhënie seksuale dhe më pak fëmijë për shkak të pandemisë dhe kostos financiare, sipas Institutit “Guttmacher”.

Sipas autorëve të një studimi të organizatës “Brookings Institutions”, kur tregu i punës është i dobët, bie edhe shkalla e lindjeve, ndërsa kur përmirësohet tregu i punës, rritet shkalla e lindjeve.

Të dhënat zyrtare për lindjet në Shtetet e Bashkuara nuk do të publikohen edhe disa muaj, por sipas një llogaritjeje të të dhënave nga 32 shtete, në vitin 2020 ka pasur 95.000 lindje më pak se në vitin paraprak.