Çudi: Lamborghini shënon rekord fitimi në pandemi, habitet edhe shefi - Gazeta Express
string(67) "cudi-lamborghini-shenon-rekord-fitimi-ne-pandemi-habitet-edhe-shefi"

Çudi: Lamborghini shënon rekord fitimi në pandemi, habitet edhe shefi

AutoTech

Gazeta Express

19/03/2021 11:26

Ndryshe nga shumica e kompanive tjera, prodhuesi italian i veturave sportive, Lamborghini, çuditërisht ka shënuar rekord të fitimit vitin e kaluar, ndonëse e mbylli fabrikën në Itali për dy muaj.

“Ne ishim të befasuar”, deklaroi shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Lexo Edhe:

Ndonëse numri i përgjithshëm i veturave të shitura ishte pak më i vogël sesa në vitin paraprak, Lamborghini shiti vetura më të shtrenjta dhe të përgatitura në mënyrë të veçantë sipas porosive, duke ndikuar në rritjen e fitimit.

Kina ka ndikuar në shtimin e kërkesave për veturat e këtij prodhuesi dhe këtë vit ia zuri vendin Gjermanisë si tregu i dytë më i madh për Lamborghini, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Modeli më i suksesshëm në treg gjatë kësaj periudhe ka qenë vetura e lartë, Urus, që përbën 59 për qind të shitjeve të kompanisë në nivel botëror vitin e kaluar.

Blerësit e pasur kinezë kanë shfaqur dëshirë të madhe për vetura të larta luksoze, duke blerë numër të madh të tyre nga prodhuesit si Rolls-Royce, Bentley dhe Lamborghini.

Gjatë vitit 2020 u shitën 7.430 vetura Lamborghini në tërë botën, rreth 800 më pak se në vitin 2019, por fitimi erdhi nga shitja e modeleve me edicione të kufizuara, të cilat kushtojnë më shtrenjtë.