Crystal Palace – Chelsea, Lampard synon ta ruajë vendin në top 4 - Gazeta Express
string(61) "crystal-palace-chelsea-lampard-synon-ta-ruaje-vendin-ne-top-4"

Gazeta Express

07/07/2020 18:03

Crystal Palace – Chelsea, Lampard synon ta ruajë vendin në top 4

Gazeta Express

07/07/2020 18:03

Chelsea ka udhëtuar drejt Selhurst Park me disa mungesa për t’u përballur me Crsytal Palance, në përpjekje për ta ruajtur pozitën në top katërshe të Premierligës.

Palace e pret Chelsean në Selhurst Park për ndeshjen e javës së 34-të, që nis në orën 19:00, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Siç qëndrojnë gjërat, Chelsea renditet i katërti dhe ngel një pikë prapa vendit të tretë, por ndiqet nga Manchester Unitedi që i ka vetëm dy pikë më pak në vendin e pestë.

Wolves nuk qëndron larg me pesë pikë më pak, në një luftë të rreptë për top katërshe në ligën elitare angleze.

Skuadra e Frank Lampard vjen nga një fitore bindëse 3:0 kundër Watfordit në ndeshjen e fundit dhe synon tri pikë të reja sot për ta vazhduar rrugën drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Të kaltrit nuk do të mundë të llogarisin në N’Golo Kante dhe Matteo Kovacic.

Palace, ndërkohë, nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit por ngel në pozitën e 14-të.

Formacionet zyrtare:

Crystal Palace:

Chelsea: