Çrregullimi që shokoi dentistët në Iran


Gazeta Express
18 Prill 2019 11:55

Doktorët u shokuan kur një grua u shfaq me dhëmbë të rrethuar nga inde të ënjtura, që kishin marrë një pamje si “dredhëzat”, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në një nga klinikat në Iran, një 42- vjeçare kishte vizituar një dermatolog duke u ankuar për dhimbjet të gojës. Ajo tregoi se mishi i dhëmbëve iu kishte rritur vazhdimisht dhe ajo kishte pasur edhe rrjedhje të gjakut nga hunda dhe nga disa ulçera që ia kishin pushtuar fytyrën.

Kur doktorët e diagnostikuan e panë se ajo vuante nga një çrregullim i rrallë që e bënë që mishi i dhëmbëve të duket në formë të dredhëzave. Rritja e mishit përreth dhëmbëve nuk është dhe aq i rrallë dhe njihet si- hiperplazi gingivale. Kjo gjendje zakonisht shkaktohet zakonisht nga higjiena e dobët orale dhe nganjëherë nga disa lloje të drogave.

Gjithsesi gjendja e 42- vjeçares ishte përkeqësuar aq shumë sa asaj iu kishte zhvilluar një formë më serioze e këtyre indeve, që i kishte bërë ato të duken si dredhëza. Pas një kohë doktorët e  gjetën diagnozën që ishte- granulomatosis me poliangitis , që është në sëmundje e rrallë që e bënë sistemin imunologjik t’i sulmojë venat e gjakut.

Qarkullimi i gjakut në disa organe siç është hunda, sinusët apo veshkat ngadalësohet si pasojë e inflamacionit të tillë. Ata nuk janë të sigurt se çfarë mund ta shkaktojë këtë gjendje mirëpo janë të sigurt se kjo ka ardhur si pasojë e një infeksioni apo virusi.

Ky çrregullim zakonisht trajtohet me antibiotikë nëse vërehet në stade të hershme, mirëpo nëse trajtimi vonohet kjo sëmundje mund të jetë fatale. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart