“Suksesi në jetë nuk matet me atë çfarë keni arritur, por çfarë sfidash keni kaluar”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në një postim derisa ka treguar stilin e tij të flokëve në Instagram
Ylli portugez është jashtë fushave pasi që ai është testuar pozitiv me COVID-19 pas ndeshjeve me Kombëtaren.
CR7 është rikthyer në Torino me një ambulancë speciale një javë më parë dhe është asiptomatik ndaj virusit.
Sot është një ditë e rëndësishme për të pasi që Paneli i Portokolit të UEFA-së do të dorëzojë disa dokumente për të analizuar situatën e tij klinike. Testi i sotëm do të tregojë nëse Ronaldo do të mund të luan kundër barcelonës ose jo.
View this post on Instagram“El éxito en la vida no se mide por lo que logras, sino por los obstáculos que superas” ???
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on
Ronaldo do të jetë gati të luan kundër Barcelonës javën e ardhshme nëse ai nuk ka simptoma sot dhe natyrisht testohet negativ.
Megjithatë, ish ylli i Real Madridi është dukur në formë ku ka shpërndarë një video dhe një foto me stilin e tij të flokëve në Instagram. /GazetaExpress/