Cristiano Ronaldo është ende në kërkim të golit të parë zyrtar me Al-Nassr.
Sulmuesi portugez është duke e zhvilluar sot ndeshjen e tij të tretë zyrtare, por ende nuk ia ka dalë të gjej rrugën për te goli – shkruan Gazeta Express.
Al-Nassr është duke luajtur në udhëtim kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të në Ligën Profesionale Saudite.
Ronaldo, që është titullar dhe kapiten te skuadra e tij, shpërdoroi dy raste të mira shënimi.
Të dy rastet e 37-vjeçarit ishin në pjesën e parë.
Ndryshe, Al-Nassr është duke pësuar humbje momentalisht me rezultatin 2:1. /Gazeta Express/