Cristiano Ronaldo mbush 38 vjeç - Gazeta Express
string(31) "cristiano-ronaldo-mbush-38-vjec"

Cristiano Ronaldo mbush 38 vjeç

Futboll

Gazeta Express

05/02/2023 10:07

Cristiano Ronaldo sot e feston ditëlindjen e tij të 38-të.

Ylli portugez po shkon drejt viteve të tij të fundit të një karriere të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo e ka vendosur veten si njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit me paraqitjet e tij dhe me rekordet e panumërta që theu ndër vite.

Ai pati një karrierë të hatashme që nisi në Sporting Lisbon, për të vazhduar më pas në Manchester United.

Nga aty, për shifër rekord të asaj kohe, ai u transferua te Real Madridi, ku pati ndikimin më të madh në karrierë.

Pas aventurës shumëvjeçare në Madrid, ai u transferua te Juventusi, për t’u kthyer më pas në Manchester United.

Nga janari i këtij viti, ai u transferua në Arabinë Saudite me ekipin Al-Nassr ku nënshkroi kontratë dy vite e gjysmë dhe ku do të paguhet 200 milionë euro në vit. /Gazeta Express/