Cristiano Ronaldo dënohet me dy ndeshje moslojë - Gazeta Express
string(47) "cristiano-ronaldo-denohet-me-dy-ndeshje-mosloje"

Cristiano Ronaldo dënohet me dy ndeshje moslojë

Futboll

Gazeta Express

28/02/2024 14:35

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite e ka dënuar Cristiano Ronaldon me dy ndeshje moslojë.

Ky Komision e ka dënuar Ronaldon për shkak të veprimeve që bëri në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shababit që thërrisnin emrin e Messit.

Lexo Edhe:

Kjo ngjarje ndodhi gjatë ndeshjes mes Al-Nassr e Al-Shabab, të cilën e fituan këta të parët me rezultatin 3:2.

Ronaldo ka mundësi të apelojë vendimi dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar.

Por do të jetë e vështirë që pezullimi t’i hiqet. Portugezi do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed./Gazeta Express