Crespo mund të rikthehet në Serie A, por kësaj here si trajner, dy klube e duan atë - Gazeta Express
string(81) "crespo-mund-te-rikthehet-ne-serie-a-por-kesaj-here-si-trajner-dy-klube-e-duan-ate"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 17:20

Crespo mund të rikthehet në Serie A, por kësaj here si trajner, dy klube e duan atë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 17:20

Hernán Crespo mund të rikthehet në Serie A për punën e tij të parë si trajner në Itali, me dy nga ish-klubet e tij – Lazion dhe Parman – që thuhet se janë të interesuara.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Crespo po kërkon rikthimin në futbollin italian si trajner dhe mund të përfundojë pikërisht te një nga klubet ku ka lënë gjurmë si lojtar.

Parma nuk është plotësisht e kënaqur me Carlos Cuestan, pavarësisht se ka arritur ta mbajë ekipin në elitë, ndërsa Lazio ka nevojë për një zëvendësues të Maurizio Sarri që mund të rikthejë mbështetjen e tifozëve.

50-vjeçari argjentinas ishte një legjendë e futbollit italian, duke luajtur si sulmues për Parman, Lazion, Interin, Milanin dhe Genoan, duke e mbyllur karrierën e tij te “Stadio Tardini” në janar 2012.

Ai shënoi 153 gola në 340 ndeshje në Serie A, duke fituar tre tituj kampioni, Coppa Italia, UEFA Cup, pesë Supercoppa Italiana dhe një çmim Capocannoniere.

Crespo e nisi karrierën e tij si trajner në Itali me ekipin U19 të Parmës në sezonin 2014-15, më pas drejtoi Modena në Serie B për 35 ndeshje.

Më pas ai ka drejtuar Banfield, Defensa y Justicia, Al-Duhail, Al Ain dhe së fundmi një periudhë të dytë te Sao Paulo, e cila përfundoi në mars./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement