Covid19, Rama: Lehtësojmë me 'pikatore' masat shtrënguese, duke nisur nga java tjetër - Gazeta Express
string(80) "covid19-rama-lehtesojme-me-pikatore-masat-shtrenguese-duke-nisur-nga-java-tjeter"

Gazeta Express

01/04/2020 20:44

Covid19, Rama: Lehtësojmë me ‘pikatore’ masat shtrënguese, duke nisur nga java tjetër

Gazeta Express

01/04/2020 20:44

Kryeministri Rama ka folur për mundësinë e lehtësimit të masave shtrënguese nga java e ardhshme, duke deklaruar se diçka e tillë do të ndodhë me ‘pikatore’ në rast se shifrat janë optimiste deri këtë të dielë.

Në një lidhje live në ERTV, Rama deklaroi se po bëhet një plan i detajuar mbi lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe se mesi i muajit prill do të tregojë një tablo më të plotë e të detajuar mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Më tutje Rama u shpreh për herë të parë për rënien e kurbës së të prekurve, duke thënë se me të ndodhur, do të nisë dhe lehtësimi i masave shtrënguese, që sipas tij do të ndodhë gradualisht.

Përtej toneve pozitive, kreu i qeverisë tha se lehtësimi me ‘pikatore’ i masave shtrënguese nuk do të thotë se lufta me koronavirusin përfundoi.

Rama: Masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit të armikut që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet tona. Krahasojeni me katastrofën që mund të gjendeshim nëse s’do kishim marrë masat, jo vetëm do ishim duke numëruar mbi 100 të vdekur tani që flasim por do përjetonim tmerrin e mijëra të vdekurve deri në fund të luftës.

Kjo nuk do të thotë që katastrofa është shmangur përfundimisht e mos o zot të lëshoni veten tani kur lufta nuk ka shkuar ende në gjysmë, e di që s’është e lehtë të vazhdojmë kështu por nuk kemi asnjë rrugë tjetër.

S’dua të entuziasmoj askënd para kohe por dua t’ju informoj se ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës.

Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë. Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë ./EXPRESS