COVID-19 vazhdon përhapjen, mbi 43 milionë raste në mbarë botën - Gazeta Express
string(62) "covid-19-vazhdon-perhapjen-mbi-43-milione-raste-ne-mbare-boten"

COVID-19 vazhdon përhapjen, mbi 43 milionë raste në mbarë botën

Gazeta Express

25/10/2020 21:19

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë.

Sipas “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43,164,251 raste me COVID-19.

Lexo Edhe:

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8,844,840 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Spanja, Franca, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe Britania e Madhe.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Deri më tani jetën e kanë humbur 1,157,202 persona. Ndërkohë, 31,801,369 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin.