Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra - Gazeta Express
string(77) "covid-19-merkel-kerkon-disipline-dhe-gjermania-shqyrton-kufizime-me-te-ashpra"

Gazeta Express

27/10/2020 22:12

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Gazeta Express

27/10/2020 22:12

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Lexo Edhe:

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shtrëngimi i rregullave?

Sipas një raporti në gazetën Bild, qeveria po shqyrton një seri masash të reja që përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe lokaleve dhe ndalimin e aktiviteteve publike. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, me përjashtim të rajoneve me përhapje të mëdha të virusit.

Merkel do të takojë 16 kryeministrat e landeve federale të Gjermanisë, të cilët duhet t’i bindë të pajtohen me kufizimet, të cilat u përshkruan nga Bild si “mbyllje e lehtë”. Masat e marra për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani vendosen në nivel rajonal landesh.

“E qartë se nuk do të jetë e lehtë. Dhe është gjithashtu e qartë se nuk do të jetë e bukur”, tha kryeministri i landit të Bavarisë Markus Söder, i cili ka bërë thirrje për një qasje të unifikuar në të gjithë vendin si përgjigje ndaj pandemisë.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve federalë dhe rajonalë të mos prezantojnë “masa me gjysëm zemre, por një koncept efektiv”.

Shumica e gjermanëve po presin që qeveria të vendosë kufizime drastike më të ashpra, sipas një sondazhi të YouGov të porositur nga agjensia e lajmeve dpa. Më shumë se 60% presin që restorantet, dyqanet apo shkollat të mbyllen.

Ministri i Financave Olaf Scholz ka përsëritur thirrjen për një qasje të unifikuar. “Masat shtesë duhet të jenë të kufizuara, të përkohshme dhe të fokusuara,” tha ai. “Dhe ato duhet të zbatohen në mënyrë sa më të unifikuar që të jetë e mundur në të gjithë Gjermaninë dhe të jenë përgjithësisht të kuptueshme.”

‘Rritje eksponenciale’

Përpara takimit, Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier paralajmëroi se Gjermania mund të arrijë 20.000 infektime në ditë deri në fund të javës.

“Po përballemi me rritje eksponenciale,” i tha ai një konference ekonomike gjermano-franceze virtuale në Berlin të martën. “Në Gjermani numri i infektimeve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me një javë më parë.”

Gjermania raportoi 11.409 raste të reja të martën, nga 6.868 në të njëjtën ditë një javë më parë, sipas Institutit Robert Koch, institutit kombëtar të kontrollit të sëmundjeve të vendit. Gjermania raportoi të shtunën një rekord prej 14.714 raste infektimesh të reja brenda 24 orëve./DW/