Coutinho ia “vjedh” fitoren Unitedit në debutimin e tij me Aston Villan - Gazeta Express
string(69) "coutinho-ia-vjedh-fitoren-unitedit-ne-debutimin-e-tij-me-aston-villan"

Coutinho ia “vjedh” fitoren Unitedit në debutimin e tij me Aston Villan

Futboll

Gazeta Express

15/01/2022 20:30

Philippe Coutinho pati një debutim ëndrrash sonte në “Villa Park” Braziliani debutoi me gol duke ia fituar një pikë Aston Villas në përballjen me Manchester Unitedin.

Aston Villa barazoi 2:2 ndaj “Djajve të Kuq” në një ndeshje që e kishin pothuajse të humbur, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mysafirët kaluan herët në epërsi përmes Bruno Fernandes që realizoi në minutën e gjashtë, pas një gabimi të portierit Emiliano Martinez.

Por, ishte vet Martinez ai që ia mohoi golin Greenëoodit pak minuta më vonë.

Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë, kurse e treta ishte shumë më e ndezur.

Bruno Fernandese dyfishoi epërsinë e Manchester Unitedit, por vetëm për pak kohë.

Inkuadrimi i Coutinhos për Aston Villën pati impakt të madh. Fillimisht Ramsey ngushtoi epërsinë në minutën e 77-të, kurse dy minuta më vonë Coutinho realizoi për 2:2 në debutimin e tij me Aston Villan.

Me këtë fitore, Manchester United mbetet i shtati me 32 pikë, kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 13-të me 23 pikë. /Gazeta Express/