Costa me një gol të vonshëm kundër Lokomotivës ia siguron Juventusit kualifikimin


load
Gazeta Express
6 Nëntor 2019 21:02

Douglas Costa me një gol tejet të vonshëm por magjik i ka ndihmuar Juventusit ta mposhtë 2:1 Lokomotiv Moscow në udhëtim, dhe njëkohësisht ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Një moment magjik i anësorit brazilian në minutën e 93-të i dhuroi Juves fitoren dhe kualifikimin nga Grupi i D të mërkurën në Rusi, raporton Gazeta Express.

Juventusi tani grumbullon 10 pikë në pozitën e parë në grup, duke i lënë prapa Atletico Madridin me 7 sosh por një lojë më pak të zhvilluar dhe Lokomotivën me 3.

10 pikë i mjaftojnë kampionit italian ta kalojë grupin pas katër xhirosh.

Skuadra e Maurizo Sarrit po vinte nga një fitore e ngjashme, me vështirësi në minutat e fundit kundër klubit rus në shtëpi në xhiron e kaluar, dhe e përsëriti të njëjtën edhe në udhëtim.

Bardhezinjtë kaluan në epërsi herët, kur Aaron Ramsey shënoi në portën bosh pas një asisti nga Cristiano Ronaldo.

Por Lokomotiva u kthye në lojë shpejt, duke e barazuar rezultatin në 1:1, kur Alekksey Miranchuk shënoi në minutën e 12-të.

I ardhur nga banka rezervë njëzet minuta para fundit, braziliani Costa me një depërtim magjik shënoi një supergol individual duke ia siguruar kualifikim Juves në minutën e 93-të. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart