Skuadra e vogël nga një qytezë e Katalonisë, UD Cornella ka arritur që ta dërgojë Barcelonën në vazhdime në ndeshjen e raundit të 32 skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit. Ndeshja e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0. Megjithatë në vazhdime, Barcelona arriti që të shënojë dy gola, një me Dembelen dhe një me Braithwaite
Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat 0-2 në Kupën e Mbretit vetëm pas vazhdimeve.
90 minuta lojë në mes të këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Pjesa e parë kaloi me dominim të Barcelonës. Madje skuadra katalunase kishte mundësi që të shënonte në minutën e 39-të nga penalltia por që atë e huqi Pjanic.
Edhe pjesa e dytë ishte më e dominuar nga Barcelona pasi që pati më shumë se 76 për qind posedimin e topit dhe bëri diku 11 tentime për gol dhe pati tri goditje në portë.
Barcelona ka mundur të shënojë gol, nëse Dembele nuk do ta huqte penalltinë që u akordua për ta në minutën e 79-të.
Por, pavarësisht se kishin pak posedimin, skuadra e Cornellas arriti që të sulmojë nëntë herë Barcelonën dhe pati një goditje brenda kornizave të portës nga Neto.
Në vazhdime Barcelona ishte shumë më e mirë dhe arriti që të shënojë dy gola.
Pedri bëri një asistim për Dembelen në minutën e 92-të për ta kaluar fillimisht Barcelonën në epërsi kurse Brathwaite do të shënonte gol në minutën e 121-të dhe përsëri Pedri asistoi. /GazetaExpress/