Corbyn: Zgjedhjet e përgjithshme i japin fund krizës së Brexit-it


Gazeta Express
19 Gusht 2019 10:15

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka thënë se Partia Konservatore e ka vënë Britaninë përballë dështimit dhe se zgjedhjet e përgjithshme janë ndryshimi i drejtimit për të cilin vendi ka nevojë.

Pritet që ai ta mbajë një fjalim, ku Brexit-in do ta cilësojë si krizë të Britanisë dhe do të zotohet se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta parandaluar largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Fjalimi i liderit opozitar vjen pas publikimit të dokumenteve qeveritare që paralajmërojnë mungesë të ushqimit dhe ilaçeve në rast të largimit nga BE-ja pa marrëveshje.

Michael Gove, i cili është përgjegjës për përgatitjet lidhur me largimin e mundshëm nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tha se dokumentet e publikuara janë të vjetra dhe se planifikimi për këtë çështje është shpejtuar që nga ardhja në detyrë e kryeministrit të ri, Boris Johnson.

Kryeministri Johnson, qeveria e të cilit e ka një shumicë të ngushtë në kuvend, e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme para 31 tetorit, kur Britania e ka afatin e fundit për t’u larguar nga BE-ja, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart