Conte thotë se Interi do ta ketë të vështirë kundër Beneventos - Gazeta Express
string(62) "conte-thote-se-interi-do-ta-kete-te-veshtire-kunder-beneventos"

Gazeta Express

29/09/2020 15:16

Conte thotë se Interi do ta ketë të vështirë kundër Beneventos

Gazeta Express

29/09/2020 15:16

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë kundër Beneventos të mërkurën.

Pasi i fitoi tri pikët e para në sezonin e ri javën e kaluar kundër Fiorentinës, Interi do të takohet me Beneventon e sapopromovuar për ndeshjen e mbetur nga java e parë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Conte ishte mahnitur nga fitorja e Beneventos me rikthim kundër Sampdorias javën e kaluar, prandaj pret që ekipi i tij të ketë vështirësi ndaj saj.

“Pres ndeshje të vështirë në të gjitha aspektet. Vitin e kaluar, Benevento e zhvilloi një kampionat (Serie B) të madh dhe e fitoi atë para kohe”, tha Conte.

“Ajo e ka një trajner të cilin e kam pasur bashkëlojtar për shumë vjet dhe ai po bën mirë. Ne duhet të jemi të përqendruar shumë mirë kundër tyre”, shtoi ai. /Gazeta Express/