Conte i hapur ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit - Gazeta Express
string(54) "conte-i-hapur-ta-marre-drejtimin-e-manchester-unitedit"

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 12:27

Conte i hapur ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 12:27

Antonio Conte është i hapur ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi trajneri i tanishëm Ole Gunnar Solskjaer është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit e dëshiron postin e trajnerit të Manchester Unitedit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Conte është i papunë që prej se u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar dhe kishe biseduar me Tottenhamin për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në verë.

52-vjeçari nuk e kishte menduar Unitedin si mundësi për punën e tij të radhës, por forma e mjerueshme e klubit në javët e fundit dhe sidomos disfata turpëruese prej 5:0 kundër Liverpoolit, e ka sjellë Solskjaerin buzë shkarkimit.

Sipas mediave britanike, Conte është i gatshëm ta udhëheqë Unitedin tani, por dëshiron të sigurohet nga drejtuesit e klubit se do t’i ketë në skuadër lojtarët që ai i dëshiron.

Conte ka histori të dëshmuar në ligat vendore, pasi e ka fituar Premierligën me Chelsean në vitin 2017, si dhe disa tituj në Serie A me Juventusin dhe një me Interin në vitin 2020./Gazeta Express/