Conte flet para derbit me Juventusin - Gazeta Express
string(36) "conte-flet-para-derbit-me-juventusin"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 15:10

Conte flet para derbit me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 15:10

Interi do të përballet nesër me fillim nga ora 20:45 me Juventusin në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Ishte trajneri i Interit, Antonio Conte i cili foli në konferencë për shtyp para ndeshjes tepër të rëndësishme.

Lexo Edhe:

“Hendeku me bardhezinjtë nuk është ngushtuar plotësisht, le të përpiqemi t’u afrohemi. Juventusi favorit? Nuk dua të tregoj favoritët, ne duhet të kemi shumë respekt për një ekip që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron ta bëj sërish. Më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit është respekti për atë që ata kanë bërë, nuk ka pasur histori në vitet e fundit. Vitin e kaluar ne shkurtuam diferencën dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë vit, pasi në vitet e kaluara ata shkëputeshin 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte mirë” – u shpreh Conte.

Momentalisht, Interi gjendet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Juventusi gjendet në vendin e katërt me 33 pikë. /Gazeta Express/