Coentrao: Në Real Madrid s’mund të luajë gjithkush - Gazeta Express
string(48) "coentrao-ne-real-madrid-smund-te-luaje-gjithkush"

Coentrao: Në Real Madrid s’mund të luajë gjithkush

Gazeta Express

17/11/2020 8:40

Mbrojtësi portugez Fabio Coentaro thotë se Real Madridi është klubi më i mirë në botës dhe se jo çdo futbollist mund të luajë për të.

Coentrao i është rikthyer futbollit dhe tani po luan për Rio Ave, klubin nga akademia e të cilit doli para shumë vjetëve, para se ta niste karrierën në klubet portugeze, spanjolle e franceze, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai thotë se ndihet i lumtur që po luan sërish pas një pushimi të shkurtër, pasi kishte luajtur pak kah fundi i periudhës së tij në Real Madrid, klubin të cilin e vlerëson si më të mirin në botë.

“Më është dashur të shkoja në klubet e tjera për ta dëshmuar punën time dhe pastaj iu bashkova Real Madridit, klubit më të mirë në botë”, tha Coentrao.

“Por ky klub nuk është për gjithkënd. Unë i kalova shtatë vjet atje. Në mes të asaj periudhe m’u ripërtëri kontrata. I fitova 15 tituj atje. Kjo flet vetë dhe më bën krenar”, shtoi ai. /Gazeta Express/