Shkencëtarët kanë identifikuar një koronavirus të ri i cili është përgjegjës për infektimin e mbi 200 personave që nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan në Kinës.
Përmes një videoje, CNN shpjegon fillesat e virusit të mistershëm shumë të ngjashëm me Sars-in, si dhe argumentet shkencore mbi gjenezën e tij. Origjina e virusit besohet të ketë qenë ky treg kafshësh të gjalla në Wuhan.
Pamjet e regjistruara nga një klient i shqetësuar në fillim të dhjetorit tregojnë se atje shiteshin veç të tjerash edhe zogj të rrjepur, gjarpërinj e qen-rakunë, dhe janë të forta dyshimet se virusi mund të ketë kaluar pikërisht nga shpendët dhe kafshët tek njerëzit, për tu përhapur pastaj frikshëm në mbarë rajonin.
CNN thotë se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pamje të postuara në mediat sociale kineze, por kur kontaktoi me shitësit e këtij tregu, ata nuk bënë asnjë koment.
Leo Poon, ekspert pranë Universitetit të Hong Kongut dhe një nga të parët që arriti të ckodonte koronavirusin e Sars-it, beson se ky shpërthim epidemik mund të jetë shkaktuar nga një virus shtazor, i cili më pas ka arritur të transferohet tek njerëzit. Ndërmjet viteve 2002-2003, Sarsi infektoi më shumë se 8000 vetë në mbarë botën, vrau 774, ndërsa epidemia arriti të përhapej në plot 37 vende të ndryshme.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...