CNN: numri i vdekjeve nga Covid-19 mund të dyfishohet deri në zbulimin e vaksinës - Gazeta Express
string(80) "cnn-numri-i-vdekjeve-nga-covid-19-mund-te-dyfishohet-deri-ne-zbulimin-e-vaksines"

Gazeta Express

29/09/2020 12:45

CNN: numri i vdekjeve nga Covid-19 mund të dyfishohet deri në zbulimin e vaksinës

Gazeta Express

29/09/2020 12:45

Më shumë se 1 milion njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, duke shënuar një tjetër moment historik në periudhën e pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri I të vdekurve nga koronavirusi tani qëndron 1.000.555. Kjo shifër mjaft shqetësuese është arritur në më pak se nëntë muaj, që nga vdekja e parë e regjistruar në Wuhan të Kinës.

Lexo Edhe:

Që atëherë, virusi ka ndikuar në jetën e përditeshme të miliarda njerëzve në të gjithë globin dhe ka shkaktuar dëme katastrofike për ekonominë. Më shumë se 33 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe përhapja e virusit vazhdon ende me hapa të shpejtë në shumë vende.

Evropa, e cila për një kohë të gjatë ishte epiqendra e virusit vendosi kufizime të lëvizjes në pranverë të këtij viti me qëllim të frenimit të përhapjes së tij. Ndërsa masat patën një lloj suksesi, një numër vendesh të tjera që u prekën më herët si Spanja, Franca dhe Britania e Madhe tani po luftojnë për të parandaluar një valë të dytë.

Deri tani, nivelet e vdekjeve në Evropë janë ende më të ulta se në fillim të pandemisë. Ekspertët paralajmërojnë se megjithatë, shenjat tregojnë se do të ketë një rritje tragjike të numrit të vdekjeve këtë dimër.

Sipas specialistëve, moti I ftohtë dhe përhapja e gripit sezonal po afron. Infeksioni po përhapet tek moshat e vjetra dhe ka shenja, që njerëzit kanë filluar të lodhen në respektimin e kufizimeve. Në disa vende evropiane ku sistemi shëndetsor është I zhvilluar ka gjasa që një valë e dytë do të mund të përballohet mirë, mirëpo nga ana tjetër disa vende të tjera si Bullgaria, Malta, Rumania e Spanja parashikohet se do të kenë një rritje të madhe të numrit të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Shumë vende po shpresojnë për një rikthim në jetën normale pas zhvillimit të vaksinës. Aktualisht ka 35 vaksina të ndryshme duke u testuar tek njerëzit, por nuk ka siguri se kur një nga to do të aprovohet për përdorim. Sipas Dr Saumya Swaminathan, zyrtar shkencor në OBSH, njerëzit nuk duhet të mendojnë një rikthim në jetën normale përpara vitit 2022.

Sipas ekspertëve, mundësia e dyfishimit të vdekjeve deri në zbulimin e vaksinës është e paimagjinueshme por jo e pamundur. /Gazeta Express