Çmimet "Këpuca e Artë" dhe "Dorëza e Artë" në Premierligë kanë më shumë se nga një fitues - Gazeta Express
string(85) "cmimet-kepuca-e-arte-dhe-doreza-e-arte-ne-premierlige-kane-me-shume-se-nga-nje-fitues"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2022 20:16

Çmimet “Këpuca e Artë” dhe “Dorëza e Artë” në Premierligë kanë më shumë se nga një fitues

Futboll

Gazeta Express

22/05/2022 20:16

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Son Heung-min i Tottenhamit do të ndajnë çmimin “Këpuca e Artë” të Premierligës pasi e përfunduan sezonin me nga 23 gola secili.

Egjiptiani Salah e nisi ditën e fundit një gol më shumë se Son në krye të listave të golashënuesve.

Lexo Edhe:

Son shënoi dy gola në fitoren 5-0 të Tottenhamit në Norwich, por Salah shënoi vonë, ndërsa Reds mundën Wolves 3-1.

Është hera e tretë që Salah e fiton këtë çmim, transmeton Gazeta Express.

Ai më parë kishte fituar Këpucën e Artë në sezonin 2017-18, kur shënoi 32 herë, dhe në sezonin 2018-19, kur përfundoi me 22 gola.

Përveç këpucës së artë, edhe një çmim tjetër do të ndahet mes dy personave.

Portieri i Manchester Cityt, Ederson dhe numri një i Liverpoolit, Alisson ndajnë çmimin e “Dorezës së Artë” pasi përfunduan sezonin me 20 porta të paprekura secili.

/Gazeta Express/