"Çmenduri", shikoni ku e kishte fshehur drogën 40- vjeçari nga Fieri - Gazeta Express
string(64) "cmenduri-shikoni-ku-e-kishte-fshehur-drogen-40-vjecari-nga-fieri"

“Çmenduri”, shikoni ku e kishte fshehur drogën 40- vjeçari nga Fieri

Gazeta Express

18/01/2020 17:13

Polica Kufitare ka vënë nën pranga, ditën e djeshme, 40 vjeçarin nga Saranda, shtetasin A.H.

Pas kontrollit të automjetit të tij është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë fshiheshin plot 63.7 kg kanabis.

Lexo Edhe:

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike.

Specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.