“Çmenden” pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez - Gazeta Express
string(71) "cmenden-pronaret-e-chelseat-ofrojne-120-milione-euro-per-enzo-fernandez"

Sport

Gazeta Express

30/01/2023 9:28

“Çmenden” pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë euro për Enzo Fernandez

Sport

Gazeta Express

30/01/2023 9:28

Chelsea raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benfica për Enzo Fernandez pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më tutje radhët e skuadrës.

Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Chelsea tani është rikthyer në bisedime me ekipin portugez dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzos, raporton gazetari Fabrizio Romano, transmeton lajmi.

Lexo Edhe:

‘Blutë’ e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.

Presidenti i Benficas, Rui Costa nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Chelsea do të insistojë deri në fund.