Clippers e mposhtin Blazers në fitoren e 900-të për Rivers


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 10:58

Kawhi Leonard i shënoi 27 pikë dhe i bëri 13 kërcime në përmbysjen e rezultatit që Los Angeles Clippers e bëri në çerekun e katërt të ndeshjes kundër Portland Trail Blazers në fitoren me rezultat 107:101.

Lou Williams i shënoi 26 pikë dhe i regjistroi tetë asiste, përderisa Montrezl Harrell dhe Ivica Zubac i shënuan nga 15 pikë secili për Clippers. Zubac i bëri edhe 13 kërcime, nëntë në fazën e sulmit, transmeton Gazeta Express.

Leonardi kontribuoi me 18 pikë në përmbysjen e rezultatin në çerekun e katërt të ndeshjes, që ishte fitorja e 900-të në karrierën e trajnerit të Clippers, Doc Rivers. Ai është trajneri i 13-të që e ka arritur këtë rekord.

NBA Top 5 Plays of the Night | November 7, 2019

Check out the top 5 plays of the night from around the league on Nov. 7 featuring Dejounte Murray, Cody Martin, Chris Paul, and more!

Celtics 108, Hornets 87

Jayson Tatum i shënoi 23 pikë dhe Kemba Walker i shtoi edhe 14 pikë të tjera në kthimin e tij në Charlotte, që pësoi disfatë nga mysafirët nga Bostoni.

Spurs 121, Thunder 112

LaMarcus Aldridge i shënoi 39 pikë, statistika e tij më e mirë për këtë sezon, duke i ndihmuar San Antonios t’i japë fund ecurisë prej dy humbjeve radhazi me fitoren kundër Oklahoma Cityt.

Spurs kishte qenë në epërsi për tetë pikë para se të fillonte çereku i katërt, mirëpo nuk e lejuan asnjëherë Thunder t’i afrohet për më shumë sesa pesë pikë deri në fundin e ndeshjes.

Kur Alridge është në formë, Spurs fiton. Në pesë fitoret e Spurs këtë sezon, ai i ka shënuar mesatarisht nga 25 pikë për ndeshje. Ndërsa, në tri humbjet, i ka shënuar vetëm nga nëntë pikë për ndeshje. Sezonin e kaluar, Alridge e kishte thyer rekordin e tij personal kundër Oklahomas, duke i shënuar plot 56 pikë.

Heat 124, Suns 108

Jimmy Butler i shënoi 30 nga 34 pikët e tij gjatë pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa Goran Dragic i shënoi 20 nga 25 pikët e tij në pjesën e dytë të ndeshjes, të cilët Miami e fitoi kundër nikoqirit Phoenix, për t’ia përfunduar ecurinë prej tre fitoreve radhazi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart