Clinton dhe Albright po ecin në sheshet e Prishtinës


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:03

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, nën përcjelljen e udhëheqësve kosovarë, kanë ecur në sheshet e Prishtinës në atë që po quhet “Ecja e Lirisë”.

Shumë qytetarë kanë ecur bashkë me liderët amerikanë, derisa nuk janë ndalur thirrjet “USA”, si dhe emrat e Clinton-it dhe Albright-it, shkruan Gazeta Express.

Ecja është organizuar për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO-s.

Më poshtë gjeni pamjet nga “Ecja e Lirisë”:

Te fundit


Kthehu lart