Çka thotë saktë Vuçiq për Kosovën, deri ku ka arritur marrëveshja


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 7:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic po vazhdon të shpalosë versionin e tij të takimit të djeshëm mes tij dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai pretendon të i ketë thënë presidentit kosovar se ‘nuk po e thotë të vërtetën’

Presidenti serb është i mendimit se nuk ka zhvillime konkrete ende nuk ka sa i përket çështjes së Kosovës, sipas tij mungon thelbi.

“Franca e Europa duan një rol udhëheqës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe e kemi parë që një mënyrë e duan edhe SHBA’të por ajo që ende nuk e kam parë është thelbësorja. Kur i pyes të gjithë, dëgjoj detaje teknike të shumta, por thelbësore asgjë” tha Vucic.

Vucic shpjegoi edhe ‘taktikën’ e qasjen e tij rreth Kosovës.

“E gjitha që mund të bëni, përpiqeni e luftoni që të përparoni një milimetër. Si në futbollin amerikan, jardë për jardë të lëvizni para. Nuk është e mundshme nga fillimi i fushës e në fund të saj, vetëm me ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme, shumë këmbëngulësi dhe taktikë duhet që të lëvizim pak, posaçërisht për çështje të jashtëzakonshme si Kosova”.

Ai tregoi edhe pjesë nga biseda mes Thaçit e tij para Macron, ku tha se t’i ketë thënë presidentit Thaçi se nuk i kanë kryer detyrimet, që presidenti i Kosovës e ka mohuar.

“Unë i thash- ‘ Thaçi nuk po e flet të vërtetën, nuk i keni përmbushur obligimet tuaja. E Macronit i kam thënë – ‘a po e sheh se këto ja them në fytyrë dhe nuk e kam problem të ja them’ e tani ju them se këto vështirë se do të përmbushen në të ardhmen” tha Vucic.

Në fjalët e Macron se kjo mbetet të shihet, Vucic thotë të jetë përgjigjur:

“Njerëz, në rregull është, vetëm se ne të jemi ata që i përmbushim zotimet, e ata jo, kjo nuk është e mundur”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u krenua poashtu se po arrin të bllokoj edhe një anëtarësim të Kosovës, në organizatën e OKB’së, UNESCO (Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë). Ai këtë e tha gjatë fjalimit të tij në konferencën e  40’të të organizatës ndërkombëtare.

Ishte pikërisht në mbledhjen e fundit të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së ku presidenti Vucic kishte hequr dorezat tërësisht dhe kishte deklaruar se nuk do të ngurrojnë të përpiqen të bllokojnë Kosovën në çdo hap e si arsyetim kishte përpjekjet e përbashkëta diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Neë York.

Vucic deklaroi pas konferencës së UNESCO për televizionin publik RTS, se kanë marrëdhënie të mira në UNESCO dhe se nuk e sheh të mundshme që Kosova të anëtarësohet në organizatë.

“Ne kemi krijuar kontakte të mira dhe Kosova vështirë se do të bëhet anëtar i UNESCO as sot, e as vitin e ardhshëm” tha Vucic.

Nga UNESCO është tërhequr edhe SHBA’ja dhe pas rezolutave të kësaj organizate që u konsideruan anti-izraelite dhe kjo organizatë ishte denoncuar vazhdimisht nga SHBA’të shpesh

Te fundit


Kthehu lart