Çka tash pasi Kurti e Mustafa nuk u morën vesh - Gazeta Express
string(46) "cka-tash-pasi-kurti-e-mustafa-nuk-u-moren-vesh"

Gazeta Express

29/01/2020 7:15

Çka tash pasi Kurti e Mustafa nuk u morën vesh

Gazeta Express

29/01/2020 7:15

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-t, që të afrohen për të krijuar koalicionin qeverisës.

Edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa pas takimit të mbëmshëm konfirmuan se partitë e tyre nuk lëvizin sa i përket postit të kryekuvendarit, çka pa lëshuar njëra palë pe e bën të pamundur marrëveshjen.

Lexo Edhe:

Mustafa, tha se kur VV i pranon kushtet e tyre janë gati për ta nënshkruar koalicionin, shkruan Reporteri.net.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Kurse Kurti tha se nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre.

Nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre”, tha ai mbrëmë pas takimit.

Duke parë këmbëngulësinë e dy partive, Albin Kurtit i mbetet kohë vetëm edhe një javë afat për ta formuar qeverinë, nëse këtë nuk e arrinë i shuhet ëndrra të bëhet kryeministër i Kosovës të paktën në këtë moment.