Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(36) "cka-pritet-te-ndodhe-sot-ne-kosove-3"

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

19/06/2023 7:26

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00

Lexo Edhe:

Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizon tryezë ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Instituti Albanologjik organizon Akademinë solemne në 70-vjetorin e themelimit. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Salla e madhe e Institutit Albanologjik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënon aktivitetin kryesor në shënimin e Ditës Olimpike 2023, që njëherit mbyll aktivitetet e organizuara me rastin  e Javës Olimpike. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar)

10:00

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban tryezën me temën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00

Inaugurohet projekti për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ShFMU “Enver Maloku” në Podujevë, investim nga Fondi për Efiçiencë të Energjisë. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi; dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (ShFMU “Enver Maloku”, Podujevë)

11:00

Lëvizja FOL organizon diskutimin për sfidat e implementimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në sektorin publik dhe atë privat. Marrin pjesë Yll Buleshkaj – Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit; Ismet Kryeziu – KDI dhe Lumnije Hashani – OEK. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)

11:30

Vihet gurthemeli i objektit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Dumosh, Podujevë)

12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës. (Podujevë)

14:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me boksierin Robin Krasniqi, do të mbajnë konferencë për medie, ku do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit ndërmjet Krasniqi dhe sfiduesit të tij,  Nadjib Mohammedi nga Franca, i cili do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Albi Mall, Hyrja A, Kati 1)