Çka po ndodh? Klientët thonë se është zvogëluar madhësia McDonald’s - Gazeta Express
string(65) "cka-po-ndodh-klientet-thone-se-eshte-zvogeluar-madhesia-mcdonalds"

Çka po ndodh? Klientët thonë se është zvogëluar madhësia McDonald’s

Fun

Gazeta Express

19/08/2022 18:39

McDonald ka mohuar që hamburgerët e tyre po zvogëlohen pas pretendimeve të klientëve se artikujt e “menysë”-së janë më të vegjël së zakonisht

Një debat ka shpërthyer klientët për atë nëse madhësia e hamburgerëve të Filet-O-Fish, McChicken dhe me mish viçi ka ndryshuar.

Lexo Edhe:

“A ka qenë gjithmonë kaq i vogël Filet-O-Fish? Nuk e mbajë mend që ishte kaq i vogël, madhësi për fëmijë?!”, shkroi një blerës në një grup të verifikuar në Facebook.

Blerës në komente janë pajtuar shpejt më të me një nënë që ka thënë se hamburgerët “Maccas” tani janë “super të vegjël”.

“Ne morëm Big Macs javën e kaluar. Jo vetëm që simitet e tyre janë zvogëluar por edhe pleskavicat e mishit ishin aq të holla sa që mund të shikoje përmes tyre. Ishin sikurse feta të holla të ndara në gjysmë”, tha një tjetër blerës.

“Dikur ishte 20 gram, e mori emrin kështu për shkak se ishte 200 gramë, tani nuk e ndien peshën e tij”, tha një tjetër blerës.

“Çmime inflacioni…mallra me të vogla”, shtoi një i tretë, shkruan Daily Mail, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të bindur që McDonalds është duke u bërë hamburgerët e vegjël me një të tillë që tha se Filet-O-Fish ishte në atë madhësi për “aq kohë që ai e mbante në mend”.

“Është simite me të njëjtën madhësi të cheeseburger, gjithmonë ka qenë e vogël”, u pajtua një i dytë.

Një zëdhënës nga McDonalds tha se “nuk ka pasur zvogëlim të madhësisë së hamburgerëve”.

“Ne jemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë konsumatorëve tonë kualitet të mirë, vlera të mira të hamburgerëve të përcjellja me 100 për qind me pulë RSPCA dhe 100 për qind me mish viçi australianë”, thonë nga kompania.

Kjo nuk është hera e parë që ushqimi i shpejt i preferuar i njerëzve duet ta mbrojë produktin e vetë, pasi që madhësia e hamburgerëve është zvogëluar gjatë viteve.

Në vitin 2020, një konsumator i pakënaqur fotografoi një cheeseburger që ai tha së ishte pak më i madh së gishti i tij i madh dhe e krahasoi atë me madhësinë e një biskote.

Megjithatë, McDonald u desh ta pranojë që e kishte ndryshuar madhësinë e cheeseburgerit si pjesë e një procesi inovativ dhe investues.

“Pesha e përgjithshme e hamburgerëve tonë mbetet e pandryshuar. Simiti i ri ka të njëjtën peshë, me përmasa paksa më të ndryshme. Ne nuk e kemi ndryshuar madhësinë e pleskavicës së viçit prej që McDonaldi i parë u hap në Australi më 1971. Ne ende përdorimin 100 për qind mish viçi australian që klientët tonë e dinë dhe e duan”, thuhet në një deklaratë të tyre. /GazetaExpress/