Çka po ndodh kështu me motin në Evropë?


Gazeta Express
16 Maj 2019 8:58

Një rekord i ri për temperaturat e ulëta në muajin maj është vendosur në ishullin francez në Mesdhe, Korsikë, ku reshjet e borës ranë me shumicë dhe mbuluan shpejt rrugët.

“Ne po habitemi jo pak. Nuk kemi zinxhirë për rrotat, ishim me pantallonta të shkurtra e sandale, ndërsa tani….”, thotë një turist.

“Jemi habitur shumë. Erdhëm këtu për diellin dhe aktualisht jemi në bastijë. Erdhëm për një ditë në ajacio për të shijuar diellin dhe ja çfarë na ndodhi. Ne vijmë nga Alaska, kemi shumë borë ndaj nuk prisnim borë këtu”, shprehet një tjetër.

Sipas shërbimit të motit të BBC, përcjell tch, moti në Evropë është i pazakontë ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm në Spanjë, Portugali dhe Qipro.

Në Evropë do të rikthehet i ftohti, ndërsa Greqia dhe Ballkani, përfshirë vendin tonë, janë përballur me reshje të shumta shiu.

Te fundit


Kthehu lart