Edhe pak javë po ja nisim sezonit të tretë të podkastit tonë, ama në ndërkohë qe super lista jonë me super ngjarjet kulturore nga Mitrovica e deri në Vlorë. Çka po doni me dëgju e ku po doni me shku?
Gushti s’pe ndal ritmin edhe pse vapa u rikthy me temperatura sahariane, përkundrazi, këtë javë skena jonë ka gjithçka, prej maratonave techno deri te jazzi elegant, bile edhe aktivizëm të duhun qytetar.
Në Pallatin e Rinisë, RAVE Travel pe feston 15-vjetorin me një “open air” të çmendun, ku vetë Sven Väth, pionieri gjerman i technos që prej viteve ’80, vjen me setin e tij maratonik e energjinë që s’shteret kurrë.
Në anën tjetër të Kosovës, Green Fest në Mitrovicë sjell temën “Toxic City” me muzikë, punëtori, debate e hiking, një miks arti e aktivizmi nga 13-17 gusht. Po më 16 gusht, Brezovica ngjallet me “Damn the Dams”, një koncert-protestë për mi shpëtu parqet kombëtare prej hidrocentraleve, me Asgjë Sikur Dielli, Shpat Dedën dhe Dren Abazin.
Shkodra ka dy arsye me shku këtë javë: Youth Wave Festival në Shirokë (12 gusht), një festë rinore buzë liqenit me yje të rij e të afirmum nga Shqipnia e Kosova, dhe Shkodra Jazz Fest (deri më 31 gusht) që sjell emra të mëdhenj të jazzit klasik, bashkëkohor e latin në Teatrin Migjeni e nëpër skena të hapura të qytetit. Për një dozë folklori taman etnik, Ansambli Kombëtar Shqiptar osht në turne veror nëpër qytete të Shqipnisë.
Mu vesh pak ma drama-queen-that-whispers-hey-boy-look-at-me, po ju rekomandojmë Studio Rudinë. E për netët e ngadalta, merrni në dorë një libër që s’e shohim shpesh në raftet tona: “I Am God” nga Giacomo Sartori, ku Zoti dashunohet me një çikë edhe ja nisë ka pak me mendu krejt si njerëzit.
Lista e plotë: https://substack.com/home/post/p-170660142