Çka nëse nesër nuk arrihen votat për shpërndarje të Kuvendit? Flasin nga KDI


Gazeta Express
21 Gusht 2019 16:30

Nesër pritet të mbahet seanca plenare në të cilën pritet të ndodhë shpërndarja e legjislaturës së gjashtë e Kuvendit të Kosovës.

Rreth kësaj ngjarje, Artan Murati nga KDI, ka sqaruar proceduralisht votimin lidhur me pikën e rendit të ditës për shpërbërjen potenciale të Kuvendit, gjë e cila nëse ndodhë, vendi shkon në zgjedhje.

”Sqarim procedural për votim lidhur me shpërndarjen potenciale të legjislaturës së gjashtë, pa asnjë koment politik.

Nesër pritet të votohet shpërndarja e legjislaturës së gjashtë, sipas dakordimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me datën 5 gusht. Ajo që dihet është që paku 93 nënshkrime të deputetëve janë dorëzuar për të thirrur seancën e nesërme. Logjikisht, këta 93 deputetë duhet të jenë nesër në Kuvend dhe të votojnë për atë cfarë kanë nënshkruar.

Për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve, që i bie 80 vota pro. Kjo e përcakton edhe kuorumin.

Pyetja e shpeshtë që bëhet është cka ndodhë nëse nuk votohet mocioni? Ekzistojnë dy mundësi. I pari, mund të mos votohet për shkak të mungesës së kuorimit (fizik apo në votim).

Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, dicka që kemi parë gjatë gjithë legjislaurës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej.

Gjithësesi, subjektet politike vec e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre. Koalicionet kanë filluar të formalizohen. Po presim nesër”, ka shkruar ai.

Nesër ndërkaq seanca për shpërndarje pritet të fillojë nga ora 10:00. Fillimisht, do të votohet për marrëveshjen IPA.

Te fundit


Kthehu lart