Çka ndodh sot


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 7:12

Instituti i Kosovës për Administratë Publike organizon sesion trajnimi për shkëmbimin e përvojave evropiane mbi praktikat e mira të rekrutimit në shërbimin publik. (Shtëpia e Evropës, 08:30)

Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e parë ndërkombëtare. (Hotel “Garden”, ora 09:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon Tryezën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”. (Hotel “Sirus”, ora 09:30)

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik. (Salla e konferencave “Orion”, ora 09:30)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore“. (Hotel “Amazona” në Milloshevë, ora 10:00)

Mbahet Panairi i 5-të i Karrierës nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. (Palestra e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, ora 10:00)

Mbi 100 recensentë te librave protestojnë para MASHT-it. (Ora 10:00)

Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

UNDP shënon Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00) 

Mbahet ceremonia e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te Fontana në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ora 12:00)

Nënshkruhen gjashtë Udhëzime Administrative që avancojnë fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Agjencia Kadastrale e Kosovës, ora 14:00)

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, mban konferencë për media. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 14:30)

Hapet ekspozita personale e autores Lumjetë Havolli “Is This Me… Or i Do it For You Only!?”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes “Linja e Jetës”. (Menza “Ramiz Sadiku”, ora 21:00)

Te fundit


Kthehu lart