Çka e bëri Muhamet Dragushën të qajë në studion e T7?


Gazeta Express
12 Korrik 2019 12:40

Në rubrikën “Rikthim në kohë” e cila transmetohet çdo javë në emisionin #Gjesi në T7, i ftuar ka qenë trajneri i futbollit Muhamet Dragusha. Ai përmes shtatë këngëve të zgjedhura ka përshkruar jetën e tij, që nga vitet e rinisë e deri më tash.

“Rrugës me gurë oj nanë” e Vëllezërve Aliu, “Please forgive me” e Brayan Adams, “O gurbet i zi” nga Shkëlzen Jetishi, “Mora vesh se m’ka lindë djalë” e Xenit, ishin vetëm disa prej këngëve të përzgjedhura nga ai.

Duke përshkruar me shumë emocion e nostalgji jetën e tij ndër vite, Dragushën e tradhtojnë lotët derisa kujton atmosferën në familje në kohën kur i kishte gjallë prindërit e tij.

Ai flet edhe për një prej gëzimeve më të mëdha të jetës, siç ishte lindja e djalit. Këtë më së miri e përshkruan me këngën e Xenit “Mora vesh se m’ka lindë djalë”.

#gjesi: “Rikthim në kohë”, i ftuar Muhamet Dragusha

Te fundit


Kthehu lart