Çka dyshohet se bëri malazezi që u arrestua për krime lufte në Kosovë? - Gazeta Express
string(69) "cka-dyshohet-se-beri-malazezi-qe-u-arrestua-per-krime-lufte-ne-kosove"

Çka dyshohet se bëri malazezi që u arrestua për krime lufte në Kosovë?

Gazeta Express

28/06/2022 22:24

Gazetar:Unitet Berisha

Në këtë mëngjes kur doli nga shtëpia e tij, Shimo Biboliqa, nga Vitomerica e Pejës u ndje më mirë se zakonisht.

Lexo Edhe:

Ai nuk e pa fqinjin e tij Milorad Djokoviç nga komuniteti malazez, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës një ditë më parë, nën dyshimet për krime lufte.

Biboliq që i takon komunitetit boshnjak tregon se si fqinji i tij në 99-tën vinte i armatosur nën uniformën ushtarake.

Shtëpia e tij ishte e mbyllur, pasi të njëjtit familja i ishte larguar nga Kosova.

Jetonte në Vitomiricë, por veprimtarinë e tij ushtarake duket se Djokoviç kishte në  Ozdrim të Pejës.

Ai me grupin e tij dyshohet se vranë hiq më pak se nëntë civilë shqiptarë dhe, po atë kohë u zhdukën pesë tjerë.

Ora 19 e 30 do të ishte fatale edhe për familjen Krasniqi të cilët ishin duke qëndruar në këtë shtëpi të tyre, në 7 majin e 1999-ës.

Rifat Krasniqi thotë se edhe pas 23 viteve kurrë nuk gjeti trupat e familjarëve të tij.

Ndërkaq, Agim Shala thotë se është njeri nga ata që di se si ndodhi ngjarja.

Siç pretendon ai,  përveç familjes Krasniqi, serbët vranë barbarisht edhe Arif Shalën.

Shala tregon se disa nga viktimat u morën nga një kombi i bardhë 12 ditë pasi u vranë, për të mos u gjetur kurrë më.

Malazezi Djokoviç u arrestua ne Gorazhdec, derisa po punonte në zyrën paralele serbe për lëshimin e dokumenteve.

Aty T7 nuk u lejua të marre pamje nga zyrtarët policorë të Kosovës e as nga pjesëtaret e tjerë të zyrës.

Në këtë fshat që shumica janë serbë, nëpër muret e shtëpive janë të pranishme ende simbolet nacionaliste që u përdoren edhe gjatë luftës së fundit.