Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(32) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-9"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Express

09/12/2020 7:25

Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Komisioni për Buxhet dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë Kundër Korrupsionit vitin 2019, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

Lexo Edhe:

10:00Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi. (Kuvendi I Kosovës, salla N10)

10:00Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde nënshkruajnë shkëmbimin e protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38)

11:00Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

11:00Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi (A/RES/69/323). (Salla e seancave- Kuvendi i Kosovës)

11:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Foto-garën #FajiKorrupsionit, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Parkun Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar)

11:30PDK-ja dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren)

13:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, mban mbledhjen e rradhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston Aferdita Hoxha – ud Drejtoreshë e Departamentit Ligjorë në Ministrinë e Shëndetësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë grantet start-up për të rinjtë përfitues. (MKRS)

14:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, interviston ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të  Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

14:00Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës. (Shtëpia e Sportit, kati 1, Prishtinë)