Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës
09:00
Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, Prishtinë)
09:45
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Kompleksi Memorial në Prekaz)
10:00
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me “HERAS Plus”. Pjesëmarrës, rektori i UP-së, Naser Sahiti, Aqim Emurli, lider i projektit HERAS+ . (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së)
10:00
Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne. (Komuna e Skenderajt)
10:00
Kuvendi Komunal i Drenasit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit- Objekti i komunës)
10:00
Kuvendi komunal i Pejës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit)
10:00
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, mban mbledhje solemne për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit)
11:00
Ministria e Shëndetësisë bën lansimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit”. (Objekti i IKShPK-së)
11:00
Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës, Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
11:00
Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Hagë)
11:00
Komuna e Prishtinës bën prezentimin e planit të renovimit të soliterave në lagjen “Ulpiana”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
12:00
Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Marrin pjesë liderët e vendit. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)
18:00
Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbahet turnir në futsall. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)