Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-42"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

17/02/2021 6:59

Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

08:00Ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Të pranishëm u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Oborri i Ndërtesës së Qeverisë) 

Lexo Edhe:

8:00-13:00Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve:
Ora-08:00 – Homazhe në Reçak;
Ora-10:00 – Homazhe në Gllogjan;
Ora-12:00 – Homazhe në Prekaz;
Ora-13:00 – Homazhe te varri i Presidentit Rugova, pastaj te Shtatorja e Zahir Pajazitit. 

10:00-20:00Komuna e Prizrenit organizon aktivitete me rastin e 130vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës:
Ora-10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmoreve. (Landovicë)
Ora- 10:00 – Turneu i basketbollit U-14. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”)
Ora- 10:00 – Performancë e Artit në stilin Plein-air. (Sheshi i Lidhjes)
Ora- 11:00 – Mbledhja solemne dhe dhënia e dekoratës “Nderi i Qytetit” për Bujar Gjurgjealo. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
Ora- 12:00 – Vizitë në punimet e Memorialit “Salajdin Berisha”. (Lagjja e Spitalit, Prizren)
Ora-12:00 – Ekspozitë arti, orë letrare dhe shfaqje muzikore nga të rinjtë e Prizrenit. (Doku Kino)
Ora- 13:00 – Ora letrare “Ora e Pavarësisë”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
Ora- 17:00 – Koncert “Mbrëmje me muzikë të lehtë qytetare”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)
Ora- 20:00 – Koncerti i Pavarësisë SHKA “Agimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)

08:30U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. (Velani, Prishtinë) 

09:00Bëhen homazhe te varri i presidentit Rugova, vendosje kurorash me lule nga liderët shtetërorë. (Velani – Prishtinë) 

09:30Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bën homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj) 

09:45U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, bën homazh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksi Memorial, Prekaz) 

09:45Kryetari i Komunës së Skenderajt bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Kompleksi Memorial- Prekaz) 

10:00Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës. (Velani, Prishtinë) 

10:00Homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, vendosje kurorash me lule nga liderët shtetërorë. (Prekaz, Skenderaj)  

10:00Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bën homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. (Marinë, rruga Drenas- Skenderaj)

10:00Kuvendi i Komunës së Podujevës mban mbledhje solemne për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Podujevës)

11:00Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Objekti i Komunës, Skenderaj)

11:00 – 18:00Programi festiv i Komunës së Podujevës për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës:
11:00 – Homazhe te shtatorja Ali Ajeti, shtatoret e dëshmorëve, varrezat e dëshmorëve (Podujevë)
11:00 – Shfaqje për fëmijë (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë)
13:00 – Turne në futboll të vogël. (Palestra sportive “Hakif Zejnullahu”)
17:00 – Orë letrare (Biblioteka e Qytetit, Podujevë)
18:00 – Koncert SH.K.A “Josip Rela”. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë)

12:00Mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrin pjesë u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) 

12:00Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizohet akademi solemne me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Q.K. “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

13:00Hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

14:00Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit)

18:00Pritje shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. (“Golden Imperial”, Veternik , Prishtinë)

20:00 Nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit organizohet koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri.